Partnerët dhe stafi i Crowe AL kanë njohuri, përvojë dhe burime të konsiderueshme dhe përpiqen t’i sigurojnë të gjithë klientëve shërbime të shpejta dhe të personalizuara.
Klientët tanë kanë përparësinë e të punuarit me një firmë profesionale të madhësisë së mesme që kombinon stafin dhe burimet e një firme të madhe me filozofinë e përgjegjësisë personale për klientët tanë.
Organizata Jonë
Crowe AL është një nga firmat kryesore në vend. Duke kombinuar ekspertizën, përvojën dhe energjinë e stafit tonë, çdo klient merr vëmendje të afërt personale dhe profesionale.
Crowe AL (më parë nHEuroConsult shpk) është themeluar në vitin 2002 në Tiranë, Shqipëri. Firma ofron shërbime në kontabilitet, menaxhim, planifikim të vazhdimësisë së biznesit dhe shërbime tatimore për një llojshmëri të gjerë klientësh. Është një firmë auditimi e miratuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Është e regjistruar me vendimin e Komitetit të Regjistrimit të IEKAs Nr. 40 datë 10.01.2003 dhe e përfshirë në Regjistrin Publik të Audituesve Ligjorë, e licencuar për kryerjen e auditimeve ligjore për lloje të ndryshme të subjekteve të biznesit, komerciale, jo tregtare, të entiteteve qeveritare, përfshirë organizatat jofitimprurëse.
Misioni Ynë
Rritja e pozicionit në treg përmes kryerjes së një game të gjerë shërbimesh profesionale dhe teknike, duke mbetur të angazhuar për të ofruar nivelet më të larta të shërbimit dhe këshillimit të personalizuar për klientin dhe ruajtjen e nivelit të lartë të etikës dhe profesionalizmit. Crowe AL e konsideron investimin në cilësi dhe në vlera, si një garanci për rritjen dhe ruajtjen e pozicionit të saj si një konkurrent i rëndësishëm në treg. Qëllimet tona të ardhshme janë të zgjerojmë dhe të përmirësojmë më tej pozicionin me profesionalizmin tonë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e në rajon gjithashtu.
Vlerat Tona
Ne jemi një organizatë e orientuar nga vlerat dhe prandaj të gjithë njerëzit tanë janë të përkushtuar me krenari për vlerat e mëposhtme: Ruatja e Cilësisë dhe Integritetit - Filozofia jonë e shërbimit të klientit ka për qëllim të krijojë një marrëdhënie me klientin të ndërtuar mbi integritetin dhe besimin. Njohuria - Ne u ofrojmë klientëve tanë shërbime tepër cilësore nga një personel i kualifikuar e me ekselencë profesionale. Respekti - Ne fokusohemi tek individi, kuptojmë nevojat dhe pritshmëritë e klientit dhe shkojmë ‘’përtej rrugës’’ për t'i përmbushur ato.Entuziazmi - Ne besojmë se suksesi ynë varet para së gjithash nga njerëzit, prandaj ne punësojmë dhe i ushqejmë punonjësit tanë me një pasion dhe përkushtim për ofrimin e shërbimit të cilësisë më të lartë për klientët tanë.